Mathijsen, në Malaga
Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 23:00
Klubi spanjoll Malaga ka përforcuar mbrojtjen me reprezentuesin holandez, Joris Mathijsen.
Malaga ka njoftuar të enjten mbrëma se ka arritur marrëveshje me klubin gjerman, Hamburg për mbrojtësin Mathijsen, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Mathijsen i bashkohet mbrojtësit spanjoll, Nacho Monreal dhe ish-sulmuesit të Hamburgut, Ruud van Nistelrooy, të cilët janë transferuar te Malaga gjatë kësaj vere. Sezonin e kaluar, Malaga siguroi qëndrimin në La Liga, ndërsa pranoi 68 gola.