Junajtid, i gatshëm për revolucionin
Riorganizimi
Përgatitet për revolucion Mançester Junajtid. Sër Aleks Ferguson ka pranuar se, edhe nëse e fiton titullin e katërt radhazi (s’ka ndodhur kurrë në Premier), në verë do të bëjë një riorganizim total i skuadrës. “Ajo që duhet të vendos tani, është si të përmirësoj skuadrën, shpjegon trajneri i Red Devils. A jemi gati të ndërtojmë një Junajtid të ri? Kur je në garë për 4 tituj radhazi, 2 Champions, Kupa e Ligës dhe FA Cup, ka një efekt mbingopjeje. Ndaj duhen ndryshuar 2-3 lojtarë. S’është dëshira ime, është domosdoshmëri”.
#