Honda e ka seriozisht për Kejsi Stonerin
MotoGP
Nuk janë dy garat e para jo të mira në këtë Botëror, ato që ngrenë hipotezat për largimin e Kejsi Stoner nga Dukati. Por Honda e dëshiron pilotin dhe gjuetia për të ka nisur. Të hënën pasdite Livio Supo ka qenë për një kohë të gjatë nën shoqërinë e Stonerit dhe të atit-menaxher. Supo është njeriu, që çoi australianin te Dukati dhe që i qëndron pranë atij në momentet e vështira. Honda dëshiron një pilot më konkret se Pedroza. Edhe vetë dukati duket se nuk është i kënaqur me paraqitjen momentale të Stonerit.
#