Juncker, më 22 gusht në Greqi. Më 24 gusht, takim Samaras-Merkel
Kreu i Eurogroup Jean-Claude Juncker do të vizitojë Athinën në 22 gusht.
Juncker do të takojë kryeministrin grek Antonis Samaras, dy ditë para udhëtimeve që do të bëjë më 24 dhe 25 gusht, në Paris dhe Berlin, ku do të ketë takim me presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
Vizita e Jean-Claude Juncker në Greqi konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të kohës në të cilën zhvillohet, ndërsa vetëm pak javë më parë vizitoi Athinën, Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Ndërkohë mësohet se më 3 shtator do të mbahet takimi i jashtëzakonshëm e Eurogrup, ku ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë situatën në Spanjë, e cila ende ndodhet nën një presion të fortë nga tregjet, por dhe situatën në Greqi, ndërkohë që vendi do të jetë në pritje të raportit vlerësues të Trojkës për reformat.
Në 24 Gusht takim, Samaras – Merkel në Berlin
Në 24 Gusht kryeministri grek Samaras do të shkojë në Berlin ku do të zhvillojë një takim me kancelaren Merkel. Takimi konsiderohet si vendimtar për palën greke, sepse në të pritet të vendoset mbi kursin e shlyerjes së borxhit grek si dhe për rinegocimin e marrëveshjes së kredisë. Më 25 gusht, Samaras do të shkojë në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Francois Hollande.