E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia kërkon t'i marrë Greqisë të drejtat e Flakës Olimpike

Turqia kërkon të bëjë të vetën Flakën Olimpike. 

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi të drejtat e Flakës Olimpike nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe, duke argumentuar se ajo në të vërtetë nuk është greke, por nga Turqia. 

Kryeministri turk argmenton se në një rajon të lashtë të Lycia, në Antalia, është një mal quhet Olimp, ku ndizen zjarre në një mënyrë të natyrshme, për shkak të ekzistencës së metanit nën tokë. Në të vërtetë, sipas legjendës lokale, kjo zonë është burim origjinal i flakës olimpike, që digjet në Olimpian Antike. 

Deklarata e Tajip Erdogan ka provokuar reagime të forta orët e fundit. Siç u bë e njohur, Zhak Rozhe nuk i ka dhënë asnjë përgjigje kryeministrit turk, ndërsa jozyrtarisht Komiteti Olimpik Ndërkombëtar thotë se nuk do të marrë një pozicion për këtë çështje. 

Kjo është një pikëpamje e re e historisë, pasi deri tani dihet se Flaka Olimpike është një përfaqësim i vjedhjes së zjarrit prej Zeusit nga Prometeu në Greqinë e lashtë, dhe zjarri mbahet ndezur gjatë Lojrave Olimpike. 

Vlen të përmendet se Turqia është duke konkurruar për Lojrat Olimpike të vitit 2020, së bashku me Madridin dhe Tokion.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›