Disfata 5-0, Tirana nën akuzë për trukim ndeshjesh
TIRANE- Futbolli shqiptar është përfshirë sërish në hartën e zezë të Evropës, teksa Federata Norvegjeze deklaroi dje se do t’i drejtohet UEFA-s që të hetojë ndeshjen mes Alesundit dhe Tiranës, e përfunduar me fitoren 5-0 të skuadrës vendase. Në një komunikatë përt mediat, kjo Federatë bën të ditur se do të ndihmojë UEFA-n për dyshimet e fiksimit të kësaj ndeshjeje, e vlefshme për turin e tretë paraeliminator të Europa League. Tirana dyshohet se e humbi vetë ndeshjen në shifrat 5-0 më 26 korrik, ndërkohë që Qendra e Lotarisë Kombëtare “Norsk Tipping” lajmëroi Federatënm për një numër të pazakonshëm bastesh, sidomos nga Azia, gjatë ndeshjes. Zëdhënësi i “Norsk Tipping”, Einar Busterud, ka deklaruar për agjencinë franceze të lajmeve AFP se dyshimet u rritën për shkak se shanset e skuadrës që të fitonte me rezultatin 5-0, ishin shumë të ulta. Por, sipas tij, një numër shumë i madh bastesh për këtë rezultat, bënë që koeficientët të binin ndjeshëm. Sipas Federatës Norvegjeze dhe “Norsk Tipping”, kompani që organizon bastet në të gjitha ndeshjet e futbollit, Alesundi nuk është i dyshuar për trukim të rezultatit. I pyetur nga gazeta norvegjeze “Verdens Gang”, administratori i klubit Tirana Salih Tagani, ka hedhur poshtë çdo lloj lidhje me trukimin e ndeshjes, duke fajësuar për këtë disfatë faktin që u luajt në një fushë me bar artificial, ushqimin e keq dhe minibaret bosh në hotelin e skuadrës.
DISFATA
Tirana u mund 5-0 nga Alesund në ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Alesundit. Ekipi i fundit shqiptar që kishte mbetur në Kupat e Evropës e mbylli aventurën kontinentale me një disfatë nga ato që vështirë se do të harrohen, më e thella në historinë e Tiranës. Në vitet e fundit, bardheblutë kishin pësuar disa humbje të rënda si 4-0 ndaj Stabaekut dhe 4-0 ndaj Utrehtit, por asnjëherë në këto përmasa. Alesundi e ka nisur ndeshjen në sulm, duke rrezikuar pas vetëm 6 minutash, kur Iljon Lika u detyrua të bënte pritjen e parë shpëtimtare. Më pas kanë qenë Stjuart e Barrantes, që kanë rrezikuar dy herë radhazi portën bardheblu. Momenti deciziv i takimit do të ishte minuta e 45-të, kur Pashaj ka shkaktuar një faull afër zonës. Barrantes ka ekzekutuar saktë nga goditja e dënimit, duke mposhtur Likën dhe duke kaluar Alesundin në avantazh. Në pjesën e dytë, mjaftojnë 3 minuta për t’i dhënë fund ëndrrës së Tiranës. Një pasim i saktë i Matlas për Tollas, depozitohet në rrjetë nga ky i fundit për golin e dytë. Në minutën e 64-t, vjen edhe goli i tretë, me autor Xhejms, që realizon i qetë në portën e Likës. 13 minuta më pas ishte Xhjems që realizoi golin e katërt, ndërsa Stjuart kompletoi “shuplakën” ndaj Tiranës, duke shënuar edhe golin e pestë 7 minuta para fundit. Përpara ndeshjes, ekipi shqiptar ishte ankuar për një trajtim jo të mirë në hotel, ku në menu mungonin edhe makaronat e frutat, ndërkohë që minibaret në dhomat e futbollistëve ishin në mënyrë të çuditshme, bosh.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)