E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jung: NATO duhet të zvogëlojë ushtarët e saj në Kosovë

Berlin-Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Jung mendon se deri në fund të vitit NATO do të zvogëlojë me një të tretën trupat e saj në Kosovë. "Hapat e ardhshëm pastaj duhet të vlerësohen politikisht", tha Jung. Fillimisht numri i ushtarëve në kuadër të misionit të KFOR-it do të ulet nga 15.000 në 10. 000, tha Jung të enjten para fillimit të takimit të ministrave të NATO-s, në Bruksel. Lidhur me reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, ditë më parë është shprehur edhe zëdhënësi i Aleancës, Xhems Apathura, i cili theksoi se me arritjen e kushteteve nga ana e palës kosovare, NATO-ja do të jepte një sinjal të fuqishëm për praninë ushtarake të saj në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›