E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO vendos tërheqjen e KFOR-it në tre faza

Bruksel -NATO ka vendosur sot për reduktimin e trupave në Kosovë. Vendi u mor nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të organizatës të zhvilluar në Bruksel. Reduktimi i forcës ushtarake në Kosovë, e ardhur atje që prej vitit 1999 do të zhvillohet në tre faza.

Faza e parë parashikon reduktimin e këtyre trupave në 10 mijë, nga 15 mijë që ndodhen aktualisht, faza e dytë 5700 dhe faza e tretë me 2300 trupa. Ajo që nuk dihet ende, është koha kur do të nisë kjo tërheqje. Nga selia e NATO-s, nuk është dhënë ndonjë detajë për këtë fakt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›