Data e zgjedhjeve lokale do të vendoset javën që vjen
Prishtinë - Data e zgjedhjeve në Kosovë do të vendoset gjatë javës që vjen. Konsultimet e bëra ka presidenti i Kosovës, deri më tani nuk ka bërë asgjë të ditur përfundimisht, por kjo datë do të shpallet sipas presidentit Fatmir Sejdiu javën që vjen. Presidenti Sejdiu ka thënë se caktimi i datës do të bëhet në bazë të konsensusit dhe mendimit të shumicës së partive. Por gjithsesi, nuk ka dhënë shpjegime nëse kjo datë do të vendoset në mesin e muajit të parë të tetorit, ashtu sikurse e ka kërkuar opozita.