Junker: Eurogrup nuk do mblidhet të hënën për Greqinë
BRUKSEL - "Eurogroup nuk do të takohet të hënën, por ndoshta më vonë gjatë javës", bëri të ditur Presidenti i Eurogroup, Jan Klod Junker.
Një shtyrje e mbledhjes së Këshillit të ministrave të financave të eurozonës, u parashikua edhe më herët, për shkak se ata ishin skeptikë për përfundimin deri të hënën, të marrëshjeve që priten nga qeveria greke.
"Eurogroup do të takohet kur të jetë gati marrëveshja e plotë në Athinë", tha Amadeu Altafaj, zëdhënësi i Komisionerit të Financave Olli Rehn.
Sipas Altafaj, negociatat me sektorin privat janë jashtëzakonisht komplekse, por ka vullnet të qartë nga të gjitha anët, për të gjetur një marrëveshje mbi baza vullnetare.
Duke komentuar negociatat e Athinës me Trojkën, Altafaj vuri në dukje se edhe Trojka, edhe autoritetet greke po konsiderojnë të gjitha çështjet që ndikojnë në aftësinë konkurruese të vendit, duke përfshirë edhe tregun e punës e të pagave.
Përsa i përket qëndrueshmërisë së borxhit grek, përfaqësues i Komisionit tha se “nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis FMN-së dhe Komisionit Evropian”, duke shtuar se "pamja do të qartësohet kur në Athinë të bihet dakord mbi shkëmbimin e bonove dhe programin e dytë të ndihmës për Greqinë".