E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: I gatshëm të bisedoj me politikanët kosovarë

BEOGRAD - Serbia kërkon që të gjithë personat të cilët kanë kryer krime lufte të procedohen dhe mbështet nismën e presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviç, që për këtë të arrihet marrëveshje dypalëshe.

Një deklaratë e tillë erdhi nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiç cili shtoi se ai është i gatshëm të bisedojë edhe me politikanët kosovarë, me kusht që kjo të mos jetë promovim i pavarësisë së Kosovës, por zgjidhje e problemeve.

Këto komente Tadiç i bëri në takimin trelateral që po zhvillohet në Jahorinë, afër Sarajevës.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës deklaroi se ishte i gatshëm të takohej me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç për të diskutuar rreth zgjidhjes së problemeve, por jo lidhur me pavarësinë e Kosovës që është çështje e kryer.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›