E Diel, 1 Nëntor 2026

Në tetor NATO sjell 700 trupa shtesë në veri

23-08-2012 / Gazeta 55

Ushtarët gjermanë dhe austriakë do të zëvendësojnë forcat italiane

Nga fillimi i nuajit tetor, NATO do të dërgojë 700 trupa të forcës së saj speciale në veri të Kosovës. E përditshmja gjermane Spiegel shkruan se NATO ka kërkuar sërish përdorimin e një force gjermano-austriake për ndërhyrje në Kosovë në vjeshtën e vitit 2012. Do të jenë 700 forca të njësisë ushtarake gjermane dhe austriake që nga fillimi i tetorit do të zëvendësojnë një forcë paqeruajtëse italiane. Kjo është hera e tretë brenda këtij viti që ushtarët gjermanë të batalionit të të ashtuquajturit Operacioni Rezervë (ORF) do të duhet të lëvizin jashtë në drejtim të Kosovës. Pavarësisht kësaj, Berlini pranoi kërkesën e NATO-s, shkruan Spiegel, me qëllim vazhdimin e operacioneve të suksesshme, stabilizimin e mëtejshëm dhe përmirësimin e gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës. Gazeta gjermane Spiegel thotë se përshkrimi i situatës në Kosovë tingëllon alarmues. Pavarësisht nga prania e rreth 5 800 ushtarëve ndërkombëtare dhe një force italiane prej 700 ushtarësh, situata vazhdon të jetë e brishtë sidomos në veri, në pjesën kufitare të Kosovës me Serbinë. Pas zgjedhjeve në Serbi, në fillim të verës, në të cilat forcat nacionaliste u shfaqën si fituese atje, në muajt e ardhshëm ka një potencial të rëndësishëm për një përkeqësim të situatës, citon Spiegel gjeneralin Rainer Glatz.

Kjo task-forcë (ORF) është krijuar nga NATO për situata të rrezikshme dhe në rast se forcat e rregullta nuk mund të kontrollojnë situatën. Në Ballkan, njësia është përdorur kryesisht në zonën kufitare për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›