Juria pret QKK-në

Kanë kaluar afro 2 muaj që kur Qendra Kinematografike e Kosovës ka përmbyllur konkursin për disa fusha filmike.
Që nga 24 shkurti i vitit 2010 e deri sot, juria e përbërë nga Eqrem Basha, Selami Taraku, Çun Lajçi, Jahi Jahiu, Selman Jusufi, Agim Selimi dhe Jeton Neziraj nuk kanë arritur t’i përfundojnë leximet e skenarëve.
Arsyetimi për këtë ngadalësim thuhet të jetë numri i madh i skenarëve që kanë ardhur në drejtim të QKK-së.
“Janë duke u lexuar skenarët sepse ka shumë, janë 35 skenar”, tha Sekami Taraku për Express.
Taraku është i besimit që ai dhe kolegët e tij do ta përfundojnë punën e tyre tek në fillim të muajit tjetër.
“Do të jetë fillimi i muajit maj ose fundi i muajit prill ku me siguri do të vendoset diçka”, tha ai.
Taraku nuk është lëshuar në komentimin se cili është niveli i skenarëve të ardhur. I ngadalshëm në procesin e leximit është treguar edhe drejtori i artistik i TKK dhe anëtar i jurisë, dramaturgu Jeton Neziraj.
Neziraj thotë se është në proces të leximit të skenarëve.
“Jam në proces të leximit megjithatë janë shumë skenarë”, tha ai.
Ndërsa sipas Neziraj varet edhe prej QKK-së se kur do ta thërrasë jurinë që të mblidhet gjë e cila nuk është bërë.
“Varet prej zyrtarëve të QKK-së ku na thërrasin”, tha Neziraj.
Ndryshe nga Taraku dhe Neziraj, aktori Selman Jusufi i ka lexuar gjitha skenarët që i janë ofruar atij për lexim.
“Unë si anëtar i jurisë mund të them që i kam dorëzuar madje tekstet, e kam kryer punë time. Jam i gatshëm që si anëtarë i jurisë që nesër të më thirr qendra si anëtarë jurie”, tha Jusufi për Express.
Konkursi vjetshëm i QKK –së ishte anuluar të parën herë nga juria me arsyetim se skenarët nuk ishin të nivelet të duhur. Ndërsa sipas Jusufit niveli kualitativ i skenarëve që kanë konkurruar është më i mirë se vitin e kaluar.
“Sivjet jo vetëm që është sasia por është edhe cilësia sidomos në skenarin e metrazhit të gjatë i cili është shumë i rëndësishëm”, tha Jusufi.