E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shota Bukoshi në Vjenë

Regjisorja e re Shota Bukoshi është ftuar nga “Kultur Kontakt” Austria dhe Instituti për Film dhe Dramaturgji Transmediale, në Vjenë, për t'i shfaqur filmat e saj. Shfaqja e filmave u bë në kuadër të evenimentit "Fokus në skenën kulturore të Kosovës", në Brunnenpassage të Vjenës.

Bukoshi shfaqi filmin e saj dokumentar "Dy rrëfime dashurie" dhe filmin e shkurtër "Aureola e shthurur", te cilët tashme janë shpërblyer në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si Dokufest, Skena Up, Tirana International Film Festival, Young short & ambitious, Një Botë.

"Dy rrefime dashurie" flet për jetën anash dhe njëkohësisht mes shoqërisë, për tentimet e dy çifteve rome t'ia bëjnë disi dashurive tyre si dhe pasojave të tyre. Filmi i shkurtër "Aureola e shthurur" përkrah estetika e hiperbolizuar shtiret si komedi, përderisa sulmon vrazhdë rolet tradicionale të femrës shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›