Radarë dixhitalë për të kapur shkeljet e drejtuesve të mjeteve
Krijohet njësia operacionale me qendër në Tiranë, e cila do të mbikëqyrë dhe kapë të gjitha shkeljet e Kodit Rrugor. Më pas, gjoba së bashku me shkeljen administrative të kryer do të dërgohen në shtëpi me postë
Policia Rrugore pas një muaji do të ketë një armë të fortë në luftën ndaj shkelësve të qarkullimit rrugor. Radarë dixhitalë në kryqëzimet, rrugët e qyteteve dhe akset e rëndësishme për të “mbërthyer” të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor. Gjithçka e fotografuar dhe e saktë. Dhe për më tepër që “syrit të rreptë vëzhgues dixhital” nuk i shpëton asnjeri, qoftë njeri i thjeshtë apo person publik e me imunitet.
Kështu, nëse më parë drejtuesit e mjeteve shfrytëzonin rastin e mungesës së punonjësve të Policisë Rrugore për të “shkelur gazin” e thyer rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugët e Shqipërisë, apo edhe ndonjë ndërhyrje nga ndonjë “mik”, duke ia hedhur “paq”, gjërat do të ndryshojnë. Për çdo shkelës në vend, dënimi do të jetë i menjëhershëm. Madje, gjoba do të vijë më postë në shtëpi, së bashku me shkeljet e filmuara. Drejtori i Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, Ajet Ibro, shprehet se është aprovuar një vendim për krijimin e një njësie operacionale që do të merret me kontrollimin e automjeteve në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Puna për ndërtimin e saj ka filluar dhe gjithçka pritet të jetë gati shumë shpejt. “Ne kemi marrë radarë dixhitalë, të cilët do të vendosen në rrugë dhe do të fotografojnë të gjitha automjetet, të cilat bëjnë shkelje të Kodit Rrugor. Më pas, masat administrative të kapura do t’ua dërgojmë në shtëpi të gjithë shkelësve. Radari do të kontrollojë dhe fotografojë të gjitha targat e makinave të cilat kalojnë limitin e përcaktuar të shpejtësisë”, - shprehet Ibro.
Për të luftuar shkelësit, në ndihmë do të vijë teknologjia, e cila do të zëvendësojë punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët do të vëzhgojnë gjithçka nga qendra e tyre në Tiranë.
“Nuk do të ketë punonjës policie në terren për të vendosur gjobat. Gjithçka do të bëhet me anë të aparaturave elektronike dhe shkeljet do të jenë të regjistruara dhe të faktuara”, - vazhdoi drejtori i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit.
Për Ibron, kjo nismë është shumë pozitive, pasi ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë, duke mos bërë diferencime. “Në këtë mënyrë do të penalizohen të gjithë, që nga qytetari i thjeshtë e deri tek personat publikë nëse bëjnë shkelje duke respektuar rregullat dhe ligjet e vendit. Dhe duke mos bërë diferencime nëpërmjet ndërhyrjeve”, - shtoi ai.
Puna për krijimin e qendrës, ku do të veprojë njësia operacionale, tashmë ka filluar. Pajisjet po vendosen në godinën e marrë në Laprakë, ndërkohë që prej 10 ditësh ka nisur edhe trajnimi i pjesëtarëve të kësaj njësie.
Sipas drejtorit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, “është e nevojshme që të jetë një njësi e tillë, për të kontrolluar lëvizjen e automjeteve në rrugë.
Kjo njësi do të jetë prezente edhe në autostradë Durrës-Morinë, pasi ka rregulla të tjera që përcaktojnë lëvizjen e mjeteve. Do të ndërtohen skuadra të veçanta që do të merren me kontrollin dhe zbatimin e Kodit Rrugor”.
Ibro shpjegon edhe funksionet që do të kryejë njësia e krijuar. “Njësia operacionale do të merret me kontrollin e shpejtësisë së mjeteve, përdorimin e alkoolit nga ana e drejtuesve, respektimin e distancës ndërmjet makinave, si dhe verifikimin e targave”, - u shpreh ai. Në rrugët urbane dhe interurbane më të dendura, do të ketë radarë dixhitalë, që do të kapin të gjitha shkeljet e kryera nga drejtuesit. Më pas gjithçka e dokumentuar do t’i çohet drejtuesit të mjetit në shtëpi, së bashku me gjobën. Në këtë mënyrë do të penalizohen të gjithë shkelësit dhe do të ndërgjegjësohen drejtuesit e mjeteve, duke risjellë rregullin në kaosin e krijuar. Sistemi që pritet të vendoset së shpejti është nga më modernët në Evropë. Ky aplikohet në vendet e Evropës Perëndimore të tilla si Gjermania, Anglia e Franca. Sipas drejtorit të Qarkullimit Rrugor në Policinë e Shtetit, “vendi ynë do të jetë i pari në rajon me këtë sistem strikt kontrollimi të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve”. Në këtë mënyrë lëvizja kaotike, shkeljet e shumta nga drejtuesit e papërgjegjshëm, si edhe ndërhyrjet nga ana e të njohurve do të zhduken, duke vendosur rregullin dhe korrektësinë në rrugët e vendit.
40 mijë euro është çmimi i një radari dixhital, që do të shërbejë për të kapur dhe fotografuar të gjitha shkeljet nga drejtuesit e mjeteve
30 ditë më pas pritet të fillojë punën njësia operacionale, e cila do të merret me mbikëqyrjen e mjeteve në rrugët e vendit