Mbyllen Lojrat Olimpike, e pranishme Liri Berisha

Zonja Liri Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike. Ajo ka dhënë çmimet për fituesit në lojën e ping-pong-ut për djem si dhe për vajza. Në fjalën e saj në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar, zonja Liri Berisha ka përgëzuar pjesëmarrësit për përpjekjen e tyre, vullnetin dhe emocionet që kanë shprehur në këtë garë. "Në këtë garë ju keni treguar se jeni njësoj si të tjerët edhe pse hapi huaj nuk është i shpejte, dëshira tregon se jeni të njëjtë me ne", ka thënë ajo. Zonja Berisha vlerësoi këtë olimpiadë si një traditë të shkëlqyer, duke thënë se të gjithë fëmijët janë fitues.