Clinton uron Bashën: Ju, diplomati me kontributin e pamohueshëm
“Jam e sigurt se rrugët tona do të takohen përsëri”
Detyra e re, Hillary Clinton, mesazh urimi Bashës
Sekretarja e Shtetit e SHBA-see, Hillary Clinton, vlerëson kontributin e Lulzim Bashës në krye të diplomacisë shqiptare dhe shprehet e sigurt se edhe tani si ministër i Rendit, rrugët e tyre do të bashkohen sërish. Kryediplomatja amerikane lë të hapur mundësinë e vijimësisë së bashkëpunimit me ish-ministrin e Jashtëm, aktualisht ministër i Rendit, z. Lulzim Basha, të cilit i njeh kontributin e pamohueshëm në krye të diplomacisë shqiptare. Znj. Hillary Rodham Clinton i dërgoi dje një letër përgëzimi ministrit të Brendshëm, z. Lulzim Basha, me rastin e emërimit në këtë detyrë. Në këtë letër, sekretarja Clinton shkruan: “Urime për emërimin tuaj si ministër i Brendshëm në qeverinë e re të vendit tuaj. Ju e lini Ministrinë e Jashtme me arritjen e jashtëzakonshme të futjes së kombit tuaj në NATO dhe garantimit të një trashëgimie sigurie dhe bashkëpunimi euroatlantik për popullin e Shqipërisë”. Kryediplomatja amerikane shton më tej në mesazhin e saj: “Ju falënderoj gjithashtu për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë Kosovës për t’iu bashkuar familjes së kombeve. Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me pasardhësin tuaj ministrin e Jashtëm, Meta, për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët të një Evrope Juglindore në paqe dhe prosperitet”. Hillary Clinton përfundon mesazhin e saj drejtuar ministrit të Brendshëm: “Jam e sigurt se rrugët tona do të takohen përsëri. Me urimet më të mira për detyrat tuaja të reja”. Ministri Basha ka marrë një sërë mesazhesh urimi për detyrën e re edhe nga homologët e tij perëndimore, të cilët ashtu si z. Clinton nuk kanë nguruar t’i vënë në dukje punën e suksesshme që ai kreu në krye të diplomacisë shqiptare gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kështu, ministri Basha ka marrë letra përshëndetëse nga ministri i Brendshëm britanik, z. Alan Johnson, i cili e vlerëson Shqipërinë si partnere në luftën kundër krimit të organizuar dhe deklaron gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit kundër kriminalitetit në të dyja vendet, gjithashtu edhe nga ministri i Brendshëm të Francës, z. Brice Hortefeux, i cili siguron për perspektivën e ndërtimit të një bashkëpunimi sa më të frytshëm mes të dyja vendeve.