E Diel, 1 Nëntor 2026

Juristi i PBDNJ: Gjyshi më ka vdekur prej 20 vjetësh, e gjeta në listat e zgjedhësve

listatRreth 288 persona mbi 100 vjeç janë përfshirë në listat e votuesve të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Nga gjetjet në listat zgjedhore, sipas auditëve, rezulton një votues që është 148 vjeç dhe që ka paraqitur kërkesë për të votuar.

Auditi i PS-së, Dashamir Çali, ironizoi dje duke thënë se: Është një person 148 vjeç në listën e votuesve, por unë atë do ta gjurmoj. Do ta gjej, sepse më intereson sot për sot për një rekord në Europë. I takon një çmim shumë i mirë. Unë nuk e gjeta dot. Kërkova në Ministrinë e Brendshme kërkesën që ka bërë për të votuar, por nuk ma dhanë.

Ndërsa auditi i PD-së, Genti Malko, tha dje se personi në fjalë ka aplikuar për kartë identiteti.

E kam gjetur unë atë votues. Po deshët do tjua sjell unë kërkesën e tij. Ky peron ka aplikuar edhe për kartë identiteti, tha Malko.

Dy auditët deklaruan dje se nuk ka persona të vdekur që janë përfshirë në listat zgjedhore.

Kurse juristi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Theodhor Kamberi, tha dje se ka gjetur gjyshin e tij, që ka vdekur prej 20 vitesh, në listën e 100-vjeçarëve që kanë aplikuar për të votuar.

Unë kam gjetur në listën emrin e një të afërmit tim, që është rifutur në listën e zgjedhësve dhe që ka mbi 20 vjet që ka vdekur. Është i datëlindjes 1912, emri Stavro Kamberi, komuna Pogon, Gjirokastër, u shpreh dje me habi përfaqësuesi ligjor i PBDNJ-së.

Anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, tha se familjarët duhet të deklaronin vdekjen dhe se kryetari i komunës ka shkelur ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›