E Diel, 1 Nëntor 2026

Prindërit: Policia na rrahu vajzën. Drejtësia: Ska vepër penale

policia-e-tiranes_8Prindërit e një vajze në Tiranë kanë kallëzuar në polici vajzën e tyre, pasi pretendojnë se vajza e tyre nuk ka marrëdhënie normale me asnjë pjesëtar të familjes dhe me ditë të tëra nuk paraqitet në banesë, pasi shoqërohet me persona me precedentë penalë dhe me sjellje jashtë çdo norme.

Prindërit pretendojnë se vajza e tyre vuan nga sëmundja çrregullime mendore të sjelljes dhe pamjaftueshmëri me hiperaktivitet.

Për këtë kallëzim, nga ana e organit të policisë është marrë vajza dhe është intervistuar. Më pas Anxhela është shtruar në spital me diagnozën intoksikacion nga alkooli dhe përdorim të lëndëve narkotike. Sipas prindërve kallëzues, në drejtorinë e policisë është ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre.

Sipas gazetës Shqip, pasi ka parë kallëzimin në tërësi, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se fakti i pretenduar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, e për rrjedhojë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›