E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama në Burrel: LSI forcë përcaktuese e pushtetit

Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka bërë edhe njëherë thirrje që reforma zgjedhore të garantojë barazinë e votës për qytetarët shqiptarë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën zgjedhore të LSI-së në Burrel, Rama theksoi se LSI është një forcë e integrimit europian të Shqipërisë dhe si e tillë ajo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian.

Më tej ai nuk ka hezituar të shprehë dhe bindjen se LSI tani është një forcë kyce në politikën shqiptare, madje përcaktuese për pushtetin.
 

Një ditë më parë edhe kreu i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi me ish-liderin socialist Fatos Nano, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve politike dhe çuarjen përpara të axhendës kombëtare, duke shtuar se LSI dotë vazhdojë të japë rol konstruktiv në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›