E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e gruas grate e denuara thirrje Presidentit per falje

E denuara shqiptaro-maqedonase Nulifer Elezi ndrra ime pas perfundimit te denimit te kem nje femije

Grate e denuara i bejne thirrje si cdo 8 Mars kreut te shtetit per aplikimin e faljeve dhe perfshirjen e sa me shume grave ne kete liste. Thirrja eshte bere dje publike ne veprimtarine e zhvilluar nga burgu i grave me rastin e festes se gruas duke percjelle jo vetem kerkesen e tyre por edhe zerin e mjaft te denuarave te tjera qe vuajne denimin ne kete kamp. Kesaj here ndryshe nga vitet e tjera drejtoresha e burgut ne bashkepunim me fondacionin Sorros e kane postuar festen nga burgu i grave ne ambientet e Muzeut Kombetar. Ne nje ambient te muzeut drejtoresha Irena Cela dhe stafi i saj kane ekspozuar punimet artistike te te denuarave perkatesisht piktura punime me dore apo dhe punime te tjera ne ene balte. Te pranishme kane qene vetem 10 nga grate e denuara te cilat kane shprehur per gazeten Standard deshiren e tyre qe edhe kete vit presidenti Topi te aplikoje ligjin e faljeve dhe perfshije shume gra pasi vitin e kaluar shume prej tyre nuk u futen as te listat e uljes nga 2 apo 3 vjet te denimit te mbetur. Ka shoqe tonat qe nuk kane perfituar asnjehere nga dekretet per ulje apo falje denimi te bera nga Presidenti. Shpresojme shume qe kete vit te jete ndryshe te kete sa me teper gra ne liste per tu falur - shprehen grate e denuara ndersa njera prej tyre shprehet skeptike duke deklaruar Nuk besoj te kete falje kete vit. Me ndryshimin e ligjit do jete ministri i Drejtesise autoriteti qe do te propozoje falje. Ne kemi derguar kerkesa edhe ne Ministrine e Drejtesise por nuk dime nese Presidenti do ta ushtroje kete vit te drejten e tij per te falur te denuar. Ne aktivitet kane qene te pranishem edhe familjare te te denuarave si dhe femijet e tyre te cilet kishin pergatitur buqeta me lule per nenat qe ndodhen prapa hekurave dhe prej vitesh ne mungese te lirise. Aktiviteti eshte pershendetur edhe nga kreu i burgjeve Gazmend Dibra i cili vleresoi punen e bere nga drejtoresha e burgut 325 Cela e bazuar kjo edhe ne letrat e derguara ne drejtori nga te afermit e te denuarve te regjimit te burrave dhe grave.

Elezi Eumlndrra ime pas perfundimit te denimit dua nje femije

Nje nga te denuarat e pranishme dje ne aktivitet ishte edhe shqiptaro-maqedonasja Nulifer Elezi e denuar per trafik droge bashke me bashkeshortin e saj. Ne ekspoziten e pikturave binin ne sy dy pikturat e saj nje sirene dhe nje grua shtatzene dhe nje dedikim ne kete te fundit. Ne krah te saj shkruhej Nje dhimbje kam ne zemer. Me thoni a kam shprese qe nje dite ne krahet e mi te ledhatoj nje femije Nese e shihje me vemendje Nuliferin dhe pikturen do te shihje ngjashmerine mes saj dhe gruas ne pikture nje grua e menduar e veshur me fustan roze bionde me floke te gjata dhe me endrren per te pasur ne krahet e saj nje femije. Eumlndrra e Nuliferit eshte te pasurit e nje femije te cilen shprehet se do ta realizoje sapo te dale nga burgu. Ne pikturen e ekspozuar ne aktivitet Nuliferi te ciles i ka mbetur pak me teper e se nje vit e gjysme burg shkruan nese do vinte ajo dite kur do ti plotesohej deshira per te pasur nje femije dhe nese zoti do tia plotesonte kete deshire. Deshira e vajzes eshte qe sapo ajo te lere qeline ne te cilen ndodhet prej gati 3 vitesh te bashkohet serish me bashkeshortin e saj te denuar e te behet per here te pare nene.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›