E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber fotografon trafikun dhe Instantgram bllokohet

Sapo Justin Bieber u regjistrua në Instantgram, shërbimi i shkëmbimit të fotove në rrjet, dhe publikoi një foto të trafikut në Los Angeles, shërbimi i ofruar prej faqes web u bllokua.

Puntorët e Instantgram menduan fillimisht për një sulm informatikë ndaj tyre, por jo ishte efekti “Justin Bieber” që i solli faqes web një lum vizitorësh dhe e mbingarkoi deri në bllokim të shërbimit.

Mjaftoi një foto e publikuar në Twitter nga këngëtari ndërmjet Instantgram, që të kuriozonte mijra ndjekësit e tij në Twitter e të bënte të regjistroheshin në faqen web.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›