E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania-Serbisë: Kujdes me Kosovën, rrezikoni statusin

BERLIN - Gjermania paralajmëron hapur Beogradin se nëse nuk pranon integritetin territorial të Kosovës, atëherë Berlini nuk do të pranojë që Serbia të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Deklarata është bërë nga vetë shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, në prag të takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel, ku incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe statusi kandidat i Serbisë do të jenë një ndër temat kryesore.

Westerwelle tha se sheh në sulmet e demonstruesve serbë në veri të Kosovës ndaj ushtarëve të KFOR-it, një rrezik për dëshirën e Serbisë për t'u bërë kandidat anëtarësimi në BE.
“E them hapur se pranimi i integrimit territorial të Kosovës nga Serbia, do të jetë një kriter në vendimet e Gjermanisë”-ka thënë Westerwelle të mërkurën në mbrëmje në Bruksel.
Serbia mund të marrë statusin kandidat vetëm me miratimin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Europian. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›