Politikani ukrainas ofendon rëndë aktoren Mila Kunis

Një deklaratë e politikanit ukrainas, Igor Miroshnichenko ka ndezur gjakrat e shumë njerëzve madje ka nxitur edhe protesta të disa organizatave.
Politikani, e ka quajtur aktoren, Mila Kunis një, “çifute e fëllqur” e kjo gjë i ka hidhëruar tej mase ukrainasit duke marrë parasysh faktin që edhe aktorja Kunis vjen nga Ukraina. Miroshnichenko, përveç që e ka ofenduar aktoren ai madje i’a ka mohuar edhe identitetin duke thënë se, Kunis nuk është as ukrainase.
Aktorja nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë rast por, para disa ditësh. ajo gjatë një interviste, foli për fëmijërinë e herëshme të saj në Ukrainë dhe problemet që kanë pasur me religjionin.
“Në Rusi, nuk është lejuar të jesh religjioz. Kështu që, prindërit e mi më edukuan në atë mënyrë duke më bërë të mendoj se jam çifute” ka thënë aktorja.
Ajo, gjithashtu, ka folur për problemet që ka pasur kur është shpërngulur për në Amerikë me familjen e saj dhe se si njerëzit si ajo janë diskriminuar nga shoqëria./Indeksonline/