E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Timberlake lë muzikën për aktrim

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 08:11

Justin Timberlake ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar më shumë aktrimit.

Për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të mëdha në aktrim, Justin ka lënë pas dore plotësisht karrierën e tij muzikore, dhe do të dëshironte të bënte një turne të madh lamtumirës për fund.

“Nuk besoj se në të ardhmen do të publikoj album të ri, pasi që aktualisht karriera filmike është në vendin e parë. Jam i lodhur nga turnetë e shumta, dhe aktualisht po merrem me promovimin e projekteve të reja filmike. Megjithatë, do të ishte mirë të organizoja edhe turneun e fundit botëror për t’u përshëndetur nga fansat e mi”, ka thënë Timberlake për “Vanity Fair”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›