Juve humbet rastin, shpreson Bajerni
Megjithëse e kishin siguruar kualifikimin për në 1/16, zhirondinët nuk kanë falur, duke i shkaktuar “Zonjës” humbjen e parë në fazën e grupeve. Fitorja e djeshme mbylli përfundimisht çështjen e vendit të parë në grupin A, por la të hapur (dhe e bëri më intriguese) “luftën” për vendin e dytë.
Goditjet fatale për Juventusin e Çiro Ferrarës erdhën në minutën e 54-t nga Fernando dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Shamak mposhti për të dytën herë Bufonin. Kështu, bardhezinjtë mbeten në kuotën e tetë pikëve, një më shumë se Bajerni i vendit të tretë.
Nga ana e tyre, bavarezët bënë detyrën, duke mundur 1-0 Makabi Haifan në “Allianz Arena”, me gol të realizuar nga Ivica Oliç në minutën e 62-të. Ky tripikësh i mban gjallë shpresat e gjermanëve për të kaluar në fazën tjetër, pasi tashmë ngjiten në kuotën e shtatë pikëve, një më pak se Juventusi.
Gjithçka do të vendoset në 90-minutëshin e “Olimpikos” të Torinos, ku “Zonja” do të presë Bajernin e Mynihut. Italianëve u mjafton edhe një barazim për të kaluar grupin, ndërkohë që për skuadrën e Luis Van Gal, i vetmi rezultat që të çon në 16-she është fitorja. Në të kundërt, në Ligën e Europës...