Tropojë, arrestohen tre shtetas për trafik armësh
Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Bashkim Dauti, 41-vjeç nga fshati Zahrisht, Asllan Neza, 36-vjeç, nga fshati Perollaj dhe Skënder Kadria, 36-vjeç, nga fshati Zgjec, që të tre nga rrethi i Hasit.
"Policia e këtij rrethi pas një kontrolli të ushtruar në afërsi të fshatit Golaj ka konstatuar se 3 shtetas po transportonin 5 çifte gjahu dhe mbi 1000 fishekë luftarakë në drejtim të Kosovës", tha drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Ali Elezi.
Në cilësinë e provës materiale janë konfiskuar armët dhe fishekët. Ndërkohë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet për një trafik më të gjërë të armëve luftarake në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës.