E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve i kthehet fitores, Interi kampion dimri

ROME- Juventusi është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-1 në transfertë Parmën. Sot në mesditë janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të të Serisë A, ku ajo që spikat është ndeshja e zhvilluar në “Tardini” mes vendasve të Parmës dhe bardhezinjve të Ferrarës. Në minutën e tretë ishte Hasan Salihamoxhiç që realizoi për “Zonjën”, pas një goditje këndi. Vendasit kanë barazuar në minutën e 25-të me Nikola Amoruzon, por në të 36-tën ishte Kastelini ai që shënoi një autogol, duke rikthyer Juventusin në avantazh. Pjesa e dytë është luajtur nën dominimin e plotë të Parmës, por goli nuk ka ardhur. Juventusi mbeti me 10 vetë në minutën e 74-t, kur uruguajani Kaseres doli me karton të kuq. Ndërkohë, Interi është shpallur kampion dimri, pas fitores 1-0 në transfertë kundër Kievos. Një gol i shënuar nga Mario Baloteli në minutën e 12-të i dha 3 pikë skuadrës së Murinjos, e cila shkon në 42 në total, pra e pakapshme nga Milani dhe Juventusi për këtë fazë të parë. Ndërkohë, Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kaljarit në transfertë. Edhe pse kryesuan deri në 2-0, verdhekuqtë janë ndëshkuar në minutat e fundit, kur vendasit arritën të realizojnë dy gola me Kontin e Lopez. Fitore 2-0 për Napolin në fushën e vështirë të Atalantës, ku Kualjarela e Pacienca kanë zgjidhur gjithçka. Me këtë fitore napoletanët marrin vendin e katërt në renditjen e Serisë A. Ndërkohë ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Sampdorias dhe Palermos, ndërsa Fiorentina ka shkatërruar 5-1 Sienën. Xhilardino realizoi një dopietë, ndërsa Kroldrup, Mutu e Santana realizuan 3 golat e tjerë për vjollcët. Në takimin e luajtur në Romë, Lacio arriti të fitonte 4-1 ndaj Livornos, duke dalë nga zona e ftohtë. Bardhekaltërit ishin në disavantazh në pjesën e parë, por në të dytën arritën të përmbysnin gjithçka falë edhe blerjes së tyre më të re Serxhio Flokari. Ndërkohë, Katania ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Sinisha Mihajloviç, duke mundur 1-0 Bolonjën në “Massimino”. Spoli ishte heroi i siçilianëve, që duken një skuadër e rilindur nën drejtimin e teknikut serb. Në takimin e fundit të luajtur sot, Bari mposhti 2-0 Udinezen në fushën e tij, falë golave të Mexhornit dhe Barretos. SERIA A Sot Kievo-Inter 0-1 Atalanta-Napoli 0-2 Bari-Udineze 2-0 Kaljari-Roma 2-2 Katania-Bolonja 1-0 Lacio-Livorno 4-1 Parma-Juventus 1-2 Sampd.-Palermo 1-1 Siena-Fiorentina 1-5 Milan-Xhenoa (20.45) RENDITJA Inter 42 Juventus 33 Milan 31 Napoli 30 Roma 29 Parma 28 Fiorentina 27 Palermo 27 Bari 27 Sampdoria 26 Xhenoa 24 Kievo 24 Kaljari 24 Lacio 19 Udineze 18 Livorno 18 Bolonja 16 Katania 15 Atalanta 13 Siena 12 (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›