E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisen për në Bolonja me avion, përfundojnë në Sllovaki

Pilotët e avionit të kompanisë “Albania Airlines”, nuk i kanë njoftuar pasagjerët për vendimin e marrë prej tyre, duke i dërguar ata në Sllovaki. Ministria e Transporteve bëri të ditur se avioni është nisur nga aeroporti i Rinasit në orën 16:31 sipas orës lokale dhe është ulur në aeroportin e Bratislavës – Republika Sllovake. “Deri në momentin e daljes nga hapësira  ajrore e Republikes se Shqipërisë, avioni ka fluturuar sipas planit të aprovuar të fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjën”, thekson deklarata e ministrisë. Pilotët e kanë marrë vendimin jo të zakonshëm, në shenjë proteste për mos marrjen e rrogave të tyre, megjithëse kompania, për të mos cenuar imazhin e saj ka deklaruar se shkak janë bërë problemet teknike. Gjithsesi, mbërritja e avionit qindra kilometra larg aeroporit të Bolonjës, nuk e bëjnë të besueshëm pretendimin e kompanisë. Avioni është ne shërbim dhe punon për llogari te Kompanisë ajrore “Albanian Airlines Mak’’ prej gati 3 muajsh ne baze te një kontrate “Wet Lease’ – sipas te cilës avioni, ekuipazhi dhe mbulimi i sigurisë operacionale i takon Autoritetit Rregullator te Republikës se Sllovakisë.Pasagjerët ndodhen në aeroportin e Bratisllavës, ndërkohë që me autorizim të Drejtorisë së Aviacionit Civil një tjeter avion i 'Albania Airlines' është nisur drejt Sllovakisë për të marrë 110 pasagjerët, të cilët kanë si destinacion Bolonjën e Italisë. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil autorizoi Kompaninë Ajrore “Albanian Airlines Mak”, pas kërkesës se kësaj të fundit, për të organizuar një fluturim extra për të transportuar pasagjerët nga Aeroporti i Bratislaves ku ndodhen për në Aeroportin e Bolonjës. Mësohet se pasagjerët e kanë kaluar natën në një hotel në Sllovaki.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›