E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeqytetasit në vend të tretë

Roma ishte skuadër dominuese në përballjen kundër Genoas në Stadio Olimpico, të cilën e fituoi me rezultat 3-0.

Simone Perrotta kaloi Giallorossët në epërsi (17'), ndërsa në fund të pjesës së parë, transferi i ri i Romës, Luca Toni, dyfishoi epërsinë.

Ishte sërish sulmuesi italian që në pjesën e dytë (60') shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e vendasve.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Juventusi që u mposht nga Chievo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›