Juve largon Diegon, kërkon Benzema

Më i lumturi mund të qëndrojë Aleks Del Piero. Stafeta e tij me brazilainin Diego mund të përfundojë pa filluar ende. Takimi mes drejtuesve të Juventusit dhe atyre të Volfsburgut për Brazilianin ka lënë të nënkuptohet se ish Lojtari i Verder Bremen është shumë pranë rikthimit në gjermani. Gjermanët ofrojnë 15 milion euro ndërsa Juventusi kërkon 18 milion por mund të arrihet akordi . Me paratë e fituara Juventusi do të kërkojë lojtarë të tjerë ndërsa ëndrra është një sulmues. Trajneri Del Neri dëshiron të lirohet nga një lojtar që deri tani nuk e ka gjetur asnjëhere veten në Torino ku gjithmonë ka qënë një lojtar konfuz në fushën e lojës. Skuadra e Del Nerit është ende për tu konfirmuar pasi Zonja e Vjetër po kërkon një qëndër mbrojtës dhe një anësor. Për mbrojtësin e qendrës po mendohet për Boketin e Genoas por edhe për Barzaljin ndërsa anësorë janë Krasiç dhe Elija. Serbi është gati të vij me vrap në Torino por më parë duhet gjetur akordi me rusët e Cska ndërsa Elija konsiderohet si i pashitshëm.Por nuk duhet harruar se Juventusi po kërkon që të përforcojë edhe mesin e fushës pasi largimi i disa futbollistëve do të krijonte hapësira dhe për këtë po mendohet për Kledesman e Lazios dhe është rikthyer sërish pista e Palombos të Sampdorias. Por Marota më shumë se për repartet e tjera po punon për sulmin. ëndrra mbetet Edin Dzeko por kërkohen edhe Adebayor dhe Pazzini. Karim Benzema është emri më i fundit i përmendur në Torino që do ti bënte punë trajnerit Del Neri. Murinjo ka bërë të ditur se Benzema është i treti në listën e tij nga sulmueist dhe pëlqen Amaurin. Kjo do të thotë se mund të lindë një shkëmbim mes francezit dhe brazilianit.