E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca arrin akord me Verderin për Ozil

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë dominuar merkaton e La Ligas pasi deri tani kanë afruar lojtarët më të mirë dhe katalanasit kanë bërë blerjen më të shtrenjtë me sulmueisn David Villa. Por tashmë katalanasit sipas të rejave më të fundit të merkatos mund të fitojnë një duel me Realin edhe në merkato pasi mund të kenë siguruar shërbimet e Gjermanit Mesut Ozil. Skuadra e Pep Guardiola duket sikur është në një rrugë të mirë për Turko -Gjermanin Mesut Ozil 21 vjeçar. Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle Sport sipas së cilës Katalanasit e kanë gjetur akordin me Verder Bremen për transferimin e Mesut Ozil në Kamp Nou në bazën e 12 milion eurove. Kjo është shuma që do ti shkojë skuadrës gjermane e cila në fakt kërkonte 15 milion për të lënë të lirë talentin e saj. Tani për drejtuesit katalanas nuk mbetet gjë tjetër veç për të konfirmuar akordin me lojtarin e Kombëtares gjermane i cili nga ana e tij ka deklaruar se Barcelona është skuadra në të cilën ëndërron të luaj. Kjo do të thotë që arritja e marrëveshjes me Ozil është mëse e mundshme dhe në këtë mënyrë Barca do të siguronte një nga lojtarët më të kërkuar bën merkato duke mposhtur konkurencën e Realit dhe Manchester United.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›