Juve refuzoi 60 milione euro nga Bajerni

Juventusi vazhdon të kërkojë një yll në merkato për të përforëcuar repartin ofensiv, por ndërkohë kampionët e Italisë duhet të luajnë edhe në mbrojtje në merkato, pasi shumë “big” europianë kërkojnë lojtarët bardhezi.
Pasi u refuzua oferta e Paris Seint Zhermen për Pirlon, Juventusi i ka kthyer përgjigje negative edhe pretendimeve të Bajernit të Mynihut për të nisur negociatat rreth blerjes së dyshes Markizio-Vidal.
Sipas mediave italiane, bavarezët kanë ofruar 60 milionë euro për futbollistët e Juventusit disa javë më parë, e pas përgjigjes “jo faleminderit” të torinezëve, drejtori sportiv i gjigandëve të Bundesligës, Matias Zamër nisi ofensivën për Havi Martinez, duke i ofruar Atletik Bilbaos 40 milionë euro.
Përkundrazi synimi i “Zonjës së Vjetër” ëhstë të vazhdojë të përforëcohet, mbi të gjitha në repartin sulmues. Pas refuzimit të Fiorentinës për Jovetiç, ku Juve ofronte 30 milionë euro “cash” ose 15 milionë dhe Kualjarelën e Borrielon dhe heqjes së Osvaldos së Romës nga merkato, tashmë alternativat janë tre.
Në krye të listës mbeten Jorente i Atletik Bilbaos dhe Xheko i Mançester Sitit, ndërsa një mundësi është edhe Kardozo i Benfikës, marrëveshja për të cilin mund të mbyllet për afro 10 milionë euro.
Gjithashtu Juventusi është pranë mbylljes së marrëveshjes me Atalantën për Peluson, së fundmi i grumbulluar edhe në Kombëtaren italiane, ndërsa mbrojtësi mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje për 6 milionë euro.