E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhami kërkon M’Vilan

Tottenham ka paraqitur ofertë për mesfushorin e Rennesit, Yann M’Vila, kanë bërë të ditur mediet franceze të martën.

Gjiganti londinez thuhet se ka ofruar 12.7 milionë funte për 22 vjeçarin, i cili më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës është kërkuar me ngulm edhe nga Arsenali. Rennes nuk ka refuzuar ofertën e Tottenhamit, por ka sugjeruar që palët të fillojnë negociatat.

Pasi M’Vila refuzoi mundësinë e kalimit në Zenit St Petersburg dhe Shakhtar Donetsk, oferta e Tottenhamit është aktualisht e vetmja që qëndron në tavolinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›