E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan taksat largojne Kaka

Shuhet përfundimisht ëndrra për rikthimin e Rikardo Kaka te Milani. Mesfushori brazilian nuk do të kthehet në “San Siro” dhe për ta konfirmuar këtë ka folur vetë administratori i kuqezinjve, Adriano Galiani.

Ky i fundit kishte udhëtuar drejt Spanjës për të vlerësuar mundësinë e blerjes së Kaka nga Reali i Madridit dhe për të gjetur akordin me drejtuesit e klubit “merengue”, por gjithçka ka sfumuar dhe problemi kryesor duket se janë taksat.

Galiani deklaroi për “Milan Channel” se prej taksave të larta, rikthimi i Kaka do të ishte shumë i rrezikshëm për arkat e klubit. Përfundimi ka ardhur pas konsultimit me një prej ekonomistëve më të famshëm spanjollë, por kjo ka qenë edhe përgjigja e specialistëve të tjerë të ekonomisë.

“Ekzistojnë shumë probleme fiskale për Kaka dhe negociatat mund të quhen të mbyllura. Taksat janë problemi kryesor dhe kjo lëvizje është e pamundur. Përgjigja përfundimtare erdhi nga nje ekspert spanjoll i ekonomisë, transferimi do të ishte shumë i rrezikshëm”, bëri të ditur Galiani.

Së fundmi Galiani ka arritur të blejë M’Baje Niang nga Kana për 2,5 milionë euro. Lojtari ende nuk i ka mbushur 18 vjeç, megjithatë ai do ti bashkohet menjëherë ekipit të parë të drejtuar nga Masimiljano Alegri.

Por, pas zhgënjimit në debutimin në Serinë A përballë Sampdorias interesimi i “Djallit” për përforëcime vazhdon. Në listën e dëshirave të kuqezinjve janë sulmuesit Niklas Bendtner i Arsenalit dhe Bojan Kërkiç i Romës, si edhe mesfushori i Realit, Lasana Diarra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›