Juve, sa vështirë me Makabin!
Italianët nuk e patën apak të lehtë përballë skuadrës nga Izraeli, që u mbrojt mirë dhe i vuri bardhezinjtë në vështirësi disa herë. Mbrojtësi italian i dha tri pikë tepër të çmuara ekipit të tij, që tashmë ngjitet në vendin e dytë me pesë pikë, një më shumë se Bajerni i Mynihut.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me vendasit më kërkues, por as Diego, as trezege dhe as Sisoko nuk arritën dot të mposhtin portierin Davidoviç, që ishte i pakalueshëm dhe disa herë shpëtoi porën e vet nga gola të sigurtë.
Vetëm tre minuta pas fillimit të fraksionit të dyë, është mbrojtësi italian Kielini që zhbllokon shifrat dhe kalon Juventusin në avantazh. Në minutën e 68-të izraelitët mbeten me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Dutras, i cili kishte vetëm 11 minuta që ishte futur në fushën e lojës.
Por edhe pse në epërsi numerike, bardhezinjtë vihen në presion nga izraelitët, që kanë munësi të barazojnë me Dvalishvilin dhe Gadir, që në minutën e fundit gjuan nga brenda zonës, por Bufon bën mrekullinë, duke lënë shenjë edhe në këtë ndeshje.
Pas disa takimesh rresht pa fituar, më në fund “Zonja” i rikthehet suksesit, edhe pse me vështirësi. Tashmë Juventusi ka pesë pikë, dy më pak se Bordoja e vendit të parë. Në ndeshjen e radhës po ndaj Makabit në Izrael, italianët do kërkojnë tri pikët, për të qenë më të qetë në dy sfidat e fundit në grup.
Juventus 1 – 0 Makabi Haifa (Kielini 48’)
Juventus 4-2-3-1: Buffon; Zebina (35' pp. Caceres), Cannavaro, Chiellini, Grosso; Felipe Melo (17' pd Poulsen), Sissoko; Camoranesi, Diego, Giovinco; Trezeguet (36' pd Amauri). (Manninger, Legrottaglie, De Ceglie, Iaquinta). Trajner: Ferrara
Maccabi Haifa 4-4-2: Davidovitch; Meshumar, Teixeira, Keinan, Masilela (1'pd Zaguri); Osman, Boccoli, Culma, Refaelov (12' pd Tiago Dutra); Dvalishvili, Arbeitman (1'pd Ghadir). (Edri, Harazi, Maymon, Strahman). Trajner: Levi
Gjyqtar: O. Benquerenca (Portugali)
Kartonë të verdhë: Boccoli, Masilela, Zaguri, Osman, Culma
Karton të kuq: Dutra