E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, tani trajneri i ri, në listë Blank dhe Benitez

Kadidaturat

Pasi është sfumuar pista Prandeli, që do të qëndrojë te Fiorentina, për pankinën e Juventusit tashmë ka një darë dyshe: Blank e Benitez. Edhe operacioni ka nisur, të paktën për të parin, pasi drejtori Betega është takuar në Lion me të, në rastin e ndeshjes së Champions Lion-Bordo. Francezi ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur. Alternativë është trajneri i Liverpulit, që kushton shumë për shkak të klauzolave, penalizimeve dhe rrogës. Juve ka mbetur në dritare, në pritje të qartësimit të çështjes në shtëpinë violë mes Prandelit e Dela Vales. Trajneri ka deklaruar publikisht se do të qëndrojë te Fiorentina, deri në përfundim të kontratës së tij, që skadon në 2011-n. Te tani drejtuesit bardhezi duhet të kontaktojnë emra të tjerë. Për të thënë të vërtetën, emrat nuk kanë munguar kurrë. Trajneri i Bordosë, Laurent Blank, dhe menaxheri i Liverpul, Rafa Benitez. Dhe Juventusi nuk ka humbur kohë, ka takuar të parin. Nuk duhet harruar fakti se ai i pëlqen edhe Francës për trajner i Kombëtares dhe Interit për post-Murinjo. Më e komplikuar duket çështja “Benitez”: Në kontratën e tij me “Reds”-at ka një seri klauzolash dhe penalizimesh në dëm të atij që prish marrëveshjen i pari (15 milionë sterlina është shuma që duhet të dëmshpërblejë).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›