E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, del në pah Van Basten. Holandezi, nëse ikën Ançeloti

Trajneri

Shtypi anglez hedh një bombë të vërtetë në merkato. Në fakt duket se drejtuesit e çelsit po mendojnë për Marko Van Basten si zëvendësuesin e mundshëm të Karlo Ançelotit në drejtimin e “Blues”. Trajneri italian është vënë në dyshim pas eliminimit në 8-shen e Champions League dhe fitorja me goleada në shtëpi ndaj l'Aston Vilës (7-1) nuk duket se i ka qetësuar shpirtrat e drejtuesve londinezë. Tani fillon mirë, madje shumë mirë aventura e Karlo Ançelotit në pankinën e çelsit. Me fitoren e Superkupës së Anglisë, Komuniti Shield, triumfet në të gjitha takimet direkte ndaj Totenhemit, Liverpulit, Mançester Junajtid, Arsenalit) përjashto dy humbjet ndaj Mançester Sitit, ai ende nuk ka bindur. Humbja me Interin e Murinjos, për më tepër në Champions League, duke se po i kushton shtrenjtë, pasi tani është parakaluar edhe nga Mançester Junajtid në Premier League. Edhe pse ndeshja e fundit ishte një sinjal i ringjalljes, në fakt drejtori sportiv i çelsit, Frank Arnesen, ka gjetur tashmë te Marko Van Basten zëvendësuesin ideal të italianit, nëse blutë do të humbnin titullin kampion në Angli. Një shpëtim i vërtetë për Ançelotin do të ishte ndeshja e radhës në kampionat: transferta decizive në “Olld Traford”, pikërisht kundër “Red Devils”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›