E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Del Piero në Sydney

Sydney FC ka bërë një prej përforcimeve më të mëdha në histori të A-League me transferimin e sulmuesit Alessandro Del Piero. Klubi australian njoftoi arritjen e marrëveshjes pas bisedimeve dyditore me ish kapitenin e Juventusit.

“Presidenti Scott Barlow është i lumtur të njoftojë se legjenda e futbollit italian Alessandro Del Piero ka refuzuar shumë oferta tjera duke pranuar të luaj për Sky Blues”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të Sydneyt.

Del Piero në përfundim të sezonit të shkuar u largua nga Juventus pas skadimit të kontratës së tij me gjigantin italian. Ai kaloi 19 vite me Bianconerët dhe u shndërrua në legjendë të pazëvendësueshme të kampionit të Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›