Lushnjë, vritet tregtari i fruta-perimeve, identifikohet njëri nga autorët
LUSHNJE - Një tregtar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në vendin e njohur si "tregu i shumicës" janë dëgjuar të shtëna me armë.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga të shtënat ka humbur jetën 35-vjeçari Dashamir Qyrka, tregtar nga Shijaku. Megjithëse 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.
Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.
Në komisariat janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë. Sipas policisë lokale, dy autorët e ngjarjes janë identifikuar por për arsye hetimi emrat e tyre nuk bëhen të ditur.
Identifikohet njëri prej autorëve
Rreth orës 15:00 policia e Lushnjes deklaron se ka identifikuar njërin prej autorëve të vrasjes. Ai është Besnik Metaj, me profesion agjent privat tatimor. Bëhet me dije se policia e ka shpallur atë në kërkim.
(er.nu/BalkanWeb)