E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takim me emigrantët: Vota juaj vendimtare për fitoren e 23 qershorit

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të kësaj partie në emigracion, ka deklaruar se emigrantët më 23 qershor do të kthehen në Shqipëri për të votuar vizionin tonë, për rimëkëmbjen e vendit. Ndërsa nuk nguroi të vlerësonte konsolidimin e strukturave të Partisë Socialiste në emigracion.

“Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se dy vjet, për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzish në funksion të zgjedhjeve do na japi një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Votat e emigrantëve këtë herë do jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajnë një rol shumë të madh. Kemi shkruar një program për emigracionin që nënkupton disa ndryshime të rëndësishme dhe për këto ndryshime unë dëshiroj që ne të punojmë së bashku pas 23 qershorit, kur fitorja do na japi mundësinë që të kemi më shumë lehtësira për të punuar së bashku”, tha Rama.

Ndërsa në këtë takim kryetari i degës së PS në Itali, Edmond Kumaraku si dhe kreu i degës së PS në Greqi, Artjan Qirici shprehën vlerësimin e tyre për platformën e PS për emigracion.

“Duhet të fitojmë statusin e qytetarit të barabartë në Europë dhe kjo arrihet vetëm me zhvillimin dhe realizimin e programit të Rilindjes Shqiptare”, tha Qirici, kreu PS në Greqi.

“Sali Berisha sot i ka një borxh të madh emigracionit, të drejtën e votës së emigrantëve atje ku jetojnë e punojnë. Emigrantët janë heronjtë e parë të tranzicionit shqiptar pas viteve ’90-të. Të gjithë emigrantët cfarë kanë fituar i kanë investuar në Shqipëri”, tha Edmond Kumaraku, kreu PS në Itali.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama takim me përfaqësues të PS në emigracion: Vota juaj vendimtare për fitoren e 23 qershorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›