Juventus-i nuk heq dore nga titulli

Dështimi i fundit me Parma-n dhe Napoli-n ka zbritur bardhezinjtë në vendin e pestë dhe nëse kriza do të vazhdojë, atëherë zona e Champions League mund të vazhdojë të largohet rrezikshëm.
”Duhet të heshtim, të përveshim mëngët dhe të punojnë. Vazhdojnë të besojmë se objektivat tanë janë ende të arritshëm. Ajo që na duhet për momentin është vetëm pak fat dhe më shumë punë”, deklaroi administratori i deleguar i torinezëve, Beppe Marotta.
”Humbjet e fundit duhet të na shërbejnë si mësim. Për momentin përballemi me shumë dëmtime, por nuk është një moment dramatik. E ardhmja është ende përpara dhe ka shumë pikë në lojë. Roma mbylli fazën e parë në sezonin e shkuar 13 pikë larg Inter-it, për të humbur më pas titullin vetëm në javën e fundit”.
I pyetur për përforcimet e mundshme, Marotta shprehet i kujdesshëm. “Mutu e Maxi Lopez janë dy futbollistë shumë të aftë, por nuk na interesojnë. Mendojmë se blerjet tona më të mëdha do të jenë futbollistët që do të rikthehen nga dëmtimet.
Humbëm një futbollist të rëndësishëm si Quagliarella dhe nuk është e thjeshtë të gjesh dikë më të mirë se ai në merkato. Melo? Eshtë shumë i rëndësishëm për ekonominë e lojës sonë”, përfundoi Marotta.