Not Thorpe mund te rikthehet

Ish-rekormeni dhe kampioni olimpik në disa stile të notit, Ian Thorpe, mund të jetë pranë një rikthimi të bujshëm në Lojrat Olimpike të Londër 2012.
28-vjeçari australian është rikthyer në akuadromin e Sidneit, për të rinisur stërvitjet si një atlet profesionist. “Për momentin vetëm sa po argëtohet duke u stërvitur, do të shohim se deri ku do të mbërrijë”, deklaroi trajneri i tij personal, Dave Flaskas.
”Po punon i vetëm, por problemet e tij me shpinën duket se kanë kohë që kanë kaluar. Megjithatë, është ende larg formës së duhur për të garuar”, shtoi ai Flaskas, por pa mohuar mundësinë e pjesëmarrjes së bujshme të Thorpe në Londër 2012.