E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona drejt kalimit ne Angli

Raporti midis Diego Armando Maradona-s dhe anglezëve ka qenë gjithmonë i vështirë që kur ai shënoi kundër tyre golin e famshëm me dorë, në çerekfinalet e Botërorit të vitit 1986, fituar më pas nga amerikanojugorët.

Megjithatë, prej kohësh përflitet mundësia e një kalimi të mundshëm të ish-trajnerit të bardhekaltërve në stolin e ndonjë prej skuadrave të Premier League dhe nga Uruguai, ku është duke kaluar disa pushime familjare, legjenda e futbollit botëror konfirmoi zërat.

”Në shkurt do të shkoj në Angli për të dëgjuar një propozim përfundimar”, shpjegoi Maradona përpara gazetarëve. “Nëse do të bindem, atëherë mund të nis të punoj atje.

Sipas shtypit argjentinas, skuadra më e mundshme që mund të drejtojë është Fulham-i i drejtuar aktualisht nga Mark Hughes. Edhe Aston Villa ka shfaqur më parë interes për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›