Ronaldinho zyrtarisht i Flamengo-s

30-vjeçari, i cili kaloi tek Milan-i nga Barcelona në vitin 2008, gjithashtu u lidh me një kalim të mundshëm tek Gremio apo Palmeiras, por ai zgjodhi të luante me gjigantët nga Rio de Zhaneiro.
Presidentja e klubit, Patricia Amorim deklaroi në faqen zyrtare: “Jemi të lumtur të lajmërojmë se Ronaldinho do të jetë një futbollist i Flamengo-s për katër vitet e ardhshme. Falenderoj bordin drejtues për fshehtësinë dhe kompetencën që drejtuan bisedimet. Ai ka qenë një objektiv për mua që në ditën e parë të presidencës”.
Me këtë kalim të motivuar nga dëshira e futbollistit për të marrë pjesë në Botërorin Brazil 2014, Ronaldinho hodhi poshtë mundësinë për të luajtur në Europë, ku Paris SG, Blackburn dhe disa skuadra të tjera ishin të interesuara për shërbimet e tij.