E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull akuzon Ferrari-n per vjedhje

Skuadra e Formulës 1, Red Bull, kampione e botës për pilotë dhe për konstruktorë gjatë vitit 2010, akuzoi pasditen e sotme Ferrari-n, për tentimin e marrjes së teknikëve të saj më të mirë.

Pasi përgjegjësi për strategjinë e skuadrës, Neil Martin kaloi tek skuadra italiane, këta të fundit duket se po përpiqen të tërheqin edhe persona të tjerë kyç të skuadrës austriake.

”Ferrari është duke i bërë oferta të rëndësishme dhjetëra teknikëve tanë, por njerëzit e kontaktuar kanë vendosur të qëndrojnë këtu me ne, sepse shpirti i Red Bull-it është shumë i veçantë. Kam përshtypjen se Ferrari po përpiqet të na vjedhë pikërisht shpirtin”, deklaroi Helmut Marko, ish-pilot austriak dhe një prej personazheve më të rëndësishëm brenda skuadrës.

Marko hodhi kategorikiëht poshtë edhe mundësinë e kalimit të kampionit të botës, Sebastian Vettel, në vitin 2012 tek Ferrari, pas skadimit të kontratës së tij. “Sebastian nuk do të na lerë vetëm për shkak të mitit Ferrari. Ai nuk do t’i bashkohet kësaj skuadre përsa kohë Alonso të ndodhet aty, ndryshe do të ishte një pilot aspak inteligjent”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›