E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus i pandalshëm, Del Piero spektakolar

Serie A/ Roma leksion Udinezes, Napoli surprizohet në shtëpi nga Atalanta.

Bardhezinjtë mundin Lacion dhe rimarrin kreun e renditjes.

Juventus ka marrë sërish kreun e renditjes pas fitores me Lacion, ndërsa Napoli është mundur në fushën e vet nga Atalanta. Roma i kthehet fitoreve teksa mund në Olimpiko Udinezen. Juventusi mbetet i pamposhtur. Edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lazios, Zonja e Vjetër ka fituar 2-1 në shtëpi duke e ruajtur epërsinë ndaj Milanit me vetëm një pikë. Golin e parë për Juventusin e shënoi Pepe në minutën e 30-të, ndërsa në fund të pjesës së parë Lazio barazoi për 1-1 me një gol të Maurit. Në fraksionin e dytë të lojës bardhezinjtë shtuan edhe më shumë sulmet dhe me futjen në lojë edhe të Aleks Del Pieros, u luajt thuajse me një portë, atë të Lacios. Sakaq pinturikio tregoi edhe një herë se për të koha nuk kalon teksa shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për skuadrën e tij në minutën e 83-të duke i dhënë kështu fitoren bardhezinjëve. Në fund të takimit gjyqtari largoi me karton të kuq trajnerin e Lazios, Edi Reja dhe sulmuesin Libor Kozak. Ndërsa në Milano, Interi iu falë një dopiete të Militos, për të munduar Sienën. Në fakt toskanët kaluan të parët në avantazh me anë të DAgostinos por më pas erdhi edhe reagimi i skuadrës zikaltër dhe argjentinasi shënoi në minutën e 42-të dhe 81-të të pjesës së dytë. Në takimet e tjera bie në sy fitorja e Romës 3-1 ndaj Udinezes falë golave të Osvaldos, Totit dhe Markuinjos. Për friulianët shënoi Gelson Fernandez. Sakaq Napoli u surprizua në shtëpi duke u munduar 3-1 nga Atalanta.  Një fitore të rëndësishme për qëndrimin në Serie A realizoi edhe Leçe në fushën e Katanias, ndërsa Xhenoa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Çesenën, skuadër kjo e destinuar për të zbritur në Serie B. Fitore sigloi edhe Parma 2-0 me Novaran, ndërsa Fiorentina dhe Palermo ndanë nga një pikë në barazimin pa gola.

Legjionarët
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj, shënoi në Kupën e Ukrainës, për ekipin e tij Çernomorec të Odesës, ndonëse kjo nuk e shpëtoi skuadrën nga eliminimi në fushën e Karpatit të Lvivit. Bakaj realizoi për 2-1 në minutën e 83-të duke i dhënë shpresë Odesës që ndodhej në humbje 0-2 dhe me dy lojtarë më pak në fushë, pasi Pavlo Kutas doli nga loja me karton të kuq në 58 dhe Serhij Politilo e pasoi 15 minuta më pas. Ndërkohë në Itali, Lorik Cana luajti si titullar me Lacion në ndeshjen ndaj Juventusit, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Serie A
Të martën

Kievo-Milan        0-1
Shënues: Muntari 8
Mbrëmë
Roma-Udinese        3-1
Shënues: Osvaldo 8, Toti 86, Markuinjo 90/ G.Fernandez 43
Katania-Leçe        1-2
Shënues: Bergesio 52/ Korvia 88, Di Mikele 90
Xhenoa-Çesena        1-1
Shënues: M.Rosi 41/ Mutu 76
Inter-Siena        2-1
Shënues: Milito 42, 81 (p)/ DAgostino 21
Juventus-Lacio        2-1
Shënues: Pepe 30, Del Piero 82/ Mauri 45
Napoli-Atalanta        1-3
Shënues: Laveci 13/ Buonaventura 10, Belini 57, Karmona 68
Parma-Novara        2-0
Shënues: Xhiovinko 27, Xhonatan 40
Fiorentina-Palermo    0-0
Sonte, 20:45
Bolonja-Kaljari

Renditja
Nr. Ekipi        P
1. Juventus         68
2. Milan         67
3. Lazio         54
4. Udinese         51
5. Roma         50
6. Napoli         48
7. Inter         48
8. Katania         43
9. Kievo         42
10. Atalanta         40
11. Palermo         40
12. Siena         39
13. Kaljari         38
14. Parma         38
15. Bolonja         37
16. Fiorentina         37
17. Xhenoa         36
18. Leçe         34
19. Novara         25
20. Çesena         21

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›