Van Bomel mund të rikthehet te Bajerni
SHKRUAN: Jeton Selimi 11-03-2011 10:59
Mesfushori potent i Milanit, Mark Van Bomel, është përfolur me një rikthim në Bavari, te Bajerni i Mynihut, por vetëm në fund të këtij sezoni. TZ shkruan se me largimin e Van Gal në fund të sezonit, Van Bomel pritet të rikthehet te kampioni aktual i Gjermanisë, pasi zemra e tij ende qëndron në ‘Allianz Arena’. Kjo vërtetohet nga një deklaratë e Van Bomel në të përditshmen më të madhe gjermane Bild, ku tha se largimin nga ‘Allianz Arena’ e ka bërë me lot në sy.