E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kërkon përjashtimin e Interit nga Liga e Kampionëve

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 20:00

Juventus ka marrë përkrahje në përpjekjet e tij për t’i hequr Interit titullin e kampionit në Serie A nga viti 2006, pasi Gjykata Kombëtare Arbitrare e Sportit (TNAS) e Komitetit Olimpik Italian (CONI) u deklarua kompetente për të vendosur rreth rastit.

Përveç kësaj, Juventus ka kërkuar përjashtimin e Interit nga Liga e Kampionëve në vazhdimin e betejës rreth Scudettos së vitit 2006.
Bianconerët dështuan në përpjekjet e tyre fillestare për heqjen e titullit nga Inter, kur Federata italiane e Futbollit (FIGC) vendosi se nuk ishte kompetente për të marrë vendime të tilla.

Mirëpo, kërkesa në TNAS mori përgjigje pozitive. Presidenti i TNAS-it, Alberto de Roberto, konfirmoi se ata mund të vendosin rreth Scudettos që iu mor Juventusit pas skandalit Calciopoli më 2006, por të rivendosur në dyshim pas dëshmive të reja kundër Interit.

Ndërsa, avokatët e Juventusit kanë marrë masa edhe më të gjëra duke kërkuar nga UEFA të përjashtojë Interin nga Liga e Kampionëve. Sipas medieve italiane, Nerazzurrët janë nën hetime dhe mund të dënohen njësoj si klubi turk Fenerbahce, të cilit iu mohua pjesëmarrja në garën elite të klubeve evropiane për shkak të përfshirjes në një skandal të kurdisjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›