E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon java e I-rë, e Kategorisë së Parë

Ka përfunduar java e I-rë, e Kategorisë së Parë, e cila ka dhuruar për tifozët shqiptarë, rezultate suprizuese. Kështu, Luftëtari ka mposhtuar me rezultatin 1 me 0, Vlorën, ndërsa Gramozi ka fituar 2 me 1 ndaj ekipit të Besës. Ndërsa ekipi i Adës së Velipojës, ka fituar me rezultatin 2 me 0 ndaj Burrelit.
 

Edhe ekipi i Lushnjes ka shënuar një fitore të mirë ndaj Mamurrasit, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 5 me 0. Edhe Butrinti ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Kukësit. Ndërsa ndeshja mes Skraparit dhe Elbasanit ka përfunduar me rezultatin 0-0.
 

Rezultatet
Iliria-Gramshi 1-2
Luftëtari- Vlora 1-0
Besa-Gramozi 1-2
Butrinti-Kukësi 2-0
Beslidhja-Himara 1-0
Lushnja-Mamurrasi 5-0
Burreli-Ada 0-2
Skrapari-Elbasani 0-0
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›